Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, në një video-mesazh ka treguar disa detaje rreth procesit të Maturës Shtetërore. Në deklaratë, Vrapi u shpreh se  do të publikohen të gjitha ndryshimet në “Këndin e Maturantit”, i cili do të jetë i pranishëm në çdo shkollë në Shqipëri.

Më tej ajo u shpreh se  këtë vitë do të ketë disa rregulla të reja, të kushtëzurara dhe nga situata që po jëtojmë për shkak të pandemisë.

“Në datën 18 maj, kur maturantët do të rikthehen në shkollë, në “Këndin e Maturantit” do të jetë e afishuar e gjithë procedura e maturës shtetërore. Aty nxënësit do të mund të gjejnë detajet jo vetëm në lidhje me testet, por edhe në lidhje me fletë-përgjigjen dhe çdo element tjetër që lehtëson procesin e provimeve në Maturën Shtetërore. Mbetet detyrë e mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, patjetër edhe vetë maturantëve që ta marrin këtë informacion”, u shpreh Rezana Vrapi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re