Imami Elvis Naçi ishte ndër personat e parë që u solidarizuan me të prekurit nga tërmeti duke mbledhur miliona euro.

Ai ka thënë shpesh herë se të gjitha të ardhurat do ti shkojnë familjarëve dhe do të tregohen për publikun në mënyrë transperente, por është paragjykuar se dëshiron ti hyjë politikës.

Imami Naçi ka sqaruar publikisht se nuk është ky qëllimi i tij dhe do vazhdojë të qëndrojë besnik i dy shinave që di të bëjë më mirë: shpjegimi i atij që krijoi Universin dhe bamirësia.

“Nëse këtë bamirësi që po bëj do ta përktheja në përfitim duke hyrë në politikë dhe duke përfituar vota, unë mendoj se gjithë ata frymëzohen nga ana ime në aspektin teologjik dhe kënaqen në aspektin e bamirësisë, besoj se do ti tradhtoja dhe do ti tregoja që se kam bërë këtë punë me sinqeritet dhe do ti thoja që se kam bërë këtë punë me kapital politik dhe nesër të kem një post politik.

Unë jam i pakompromentueshëm, jam refuzues sot dhe sa të kem jetë që unë do të vazhdoj në dy shina që i kam pasion dhe mendoj se di ti bëj mirë, siç është shpjegimi i atij që krijoi Universin dhe neve bashkë dhe bamirësinë që e fillova në mënyrë të thellë, e fillova modestisht por sot kanë filluar të qarkullojnë miliona. Këto janë dy shinat që i bëj me sinqeritet”, tha Elvis Naçi në emisionin “Wake Up”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re