Emigrantja Evi Kokalari e cila u kthye me bisht ndër shalë dhe ca para më shumë në SHBA, njoftoi sot se do të largohet nga politika aktive në Shqipëri.

Pas akuzave të demokratëve se interesi i saj ishte thjesht financiar, Kokalari reagoi përsëri duke thënë se s’po e braktis Berishën.

“Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishas. Ajo mbështetje ka qënë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund.

Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot”, shkruan Evi Kokalari e cila padyshim do t’i mungojë shumë Shqipërisë, sidomos si subjekt humori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re