Avokati Altin Goxhaj i ftuar në studion e “Fax Neës” ka folur për variantin e ri të virusit dhe për situatën politike në vendin tonë.

Gjatë fjalës Goxhaj theksoi se varianti i ri “Omicron” që vjen nga Afrika e Jugut është një lojë e madhe politike e kësaj që sipas tij është “Lufta e tretë botërore”. Avokati bëri thirrje që “ilaçi” i vetëm për të mos u prekur nga virusi është rezistenca.

Gjithashtu Goxhaj është në dijeni se shumë njerëz në Shqipëri kanë vdekur sapo kanë bërë vaksinën.

“Diktatura globale. Unë nuk marr në konsideratë variantin e ri, nuk është fare e vërtetë. Për ne nuk dua t’ia di fare. Unë di plot njerëz që kanë vdekur nga vaksina, di shumë ema shqiptarësh që vdiqën nga vaksina, sapo bën vaksinën dhe vdiqën. Problemi gjithashtu qëndron që ne nuk e dimë kush janë pasojat e këtyre vaksinave. Njerëzve që kanë pasur kancer pasi kanë bërë vaksinën u ka shpërthyer kanceri. Unë personalisht për versionin e ri është akt i pastër politik , është veprim politik që po zhvillohet si lufta e tretë botërore. Unë kam një lilaç për t’i ruajtur këtij virusi, ilaçi i vetëm është rezistenca ndaj diktaturës. Njerëzit janë të interesuar të kuptojnë pamjen e diktaturës që po vjen.

Gjithashtu avokat Goxhaj kishte një sugjerim për ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Përplasjes brenda PD? “Duhet t’i drejtohem Sali Berishës. Dua ti shpreh disa opinione që vijnë nga qytetarët, partitë në Shqipëri janë si banda që po luftojnë për kështjellën , kapin placnkën lufte dhe ushqejnë militantët. Banda e socialistëve nuk e lëshojnë dhe nuk e lëshojnë fare pushtetin. Berisha nuk mund ta luftojë këtë bandë që është në pushtet. Njëri ka miliarda pa fund, kanë ushtarë policë, banda kriminale, pushtet, media , shoqata, është ushtri super e sofistikuar, nëse shkon për ti mundur je i humbur para se ta nisësh betejën. Berisha nuk mund të bëjë rithemelim me jojra fjalësh. Parti konservatore duhet të kthehet në parti të qytetarëve, konservatore që nuk është pronë e vendimarrjes së militantëve por ta cojë tek qytetarët. Duhet ta mundë armikun aty ku nuk arrin dot, pikërisht në frymën e qytetarëve. Ai Kuvend ka në dorë të shpëtojë Shqipërinë nga banda e Edi Ramës. Ramën nuk e mund dot me bandë por me demokraci. Duhet të futet në statut që vota të jetë më e shenjtë dhe në PD të zhvillohen primare si në Amerikë”, përfundoi Goxhaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re