Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar se Gjermania njeh përparimet e
dukshme në procedurën e lëshimit të patentave por sa i takon njohjes së
tyre në Gjermani, theksohet se do të duhet të japin aprovimin të 16
landet federale.

Sipas ambasadës me veprimtaritë pozitive të
vlerësuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, nga
këndvështrimi gjerman, është bërë një hap tjetër i rëndësishëm,
megjithatë duhet të ndiqen edhe masa të mëtejshme për të përmirësuar
sigurinë rrugore.

“Në një vizitë informative në Tiranë, Drejtuesi i
Departamentit për Qarkullimin Rrugor në Ministrinë Federale për
Qarkullimin dhe Infrastrukturën Digjitale, zoti Guido Zilke si dhe
Drejtuesja e Referatit përgjegjës, zonja Renate Bartelt-Lehrfeld, u
informuan para pak ditësh mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri në sektorët
e sigurisë rrugore dhe provimeve për patentat.

Përpjekjet intensive të Shqipërisë në vitet e fundit për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, përshëndeten shprehimisht nga Gjermania. Gjermania njeh përparimet e dukshme në këtë fushë. Njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale.

Me veprimtaritë pozitive të vlerësuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, nga këndvështrimi gjerman, është bërë një hap tjetër i rëndësishëm. Sidoqoftë, duhet të ndiqen edhe masa të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri. Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve. Delegacioni ka njoftuar se së shpejti do të dërgojë një ekspert të sigurisë rrugore në Tiranë.”, shkruhet në postimin e ambasadës gjermane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re