Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi sot një takim me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Hoti shkruan në rrjetet sociale se prej muajit korrik të vitit të kaluar dialogu Kosovë-Serbi ka rifilluar mbi tri parime bazë: marrëveshja përfundimtare, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm dhe Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme.

Postimi i plotë:

Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i dëshirova sukses në finalizimin e këtij procesi.

Prej korrikut 2020, dialogu rifilloi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re