Të gjithëve na është e njohur se sa mund të na nevrikosë gjurma e grimit në rroba.

Të gjithëve na është e njohur se sa mund të na nevrikosë gjurma e grimit në rroba.

Qoftë kur jeni përqafuar me gëzim me miken, keni veshur fanellën kur keni pasur grim në fytyrë apo këmishën me njolla derisa jeni grimuar – në të gjitha këto situata edhe gjurma më e vogël e grimit, posaçërisht e pudrës“bie” në sy.

Fatmirësisht, ekziston truku i mahnitshëm i cili eliminon njollat e pudrës shumë lehtë, transmeton Telegrafi.

Ajo që ju duhet që të eliminoni njollat është shkuma e rrojës. Qitni një sasi të vogël shkume për rrojë në njollë dhe fërkojeni.

Lëreni të qëndrojë disa minuta dhe lajeni rrobën në rrobalarëse apo me dorë.

Njolla do të zhduket pas larjes së parë. /Telegrafi/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re