Rreth 72 % e kompanive që operojnë në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve kanë nevojë për financim shtesë, për të rritur më tej aktivitetin e tyre.

 

Kjo nevojë pritet të përmbushet nga insitucioni financiar NOA, i cili ka krijuar një produktë të veçantë financimi, për këtë sektor.

 

USAID CATALYZE Engines of Growth (EoG) bashkëpunoi me NOA dhe shoqatën e biznesit Pro-Export Albania për të hartuar këtë produkt, i cili synon të injektojë 3.5 milionë euro nëpërmjet kredive të pakolateralizuara me vlera deri në 75.000 euro.

 

Znj. Mischere Kawas, Drejtore e USAID për Shqipërinë, tha: “Sot, ndërsa shpallim fillimin e ‘Projektit e Financimit të sektorit Këpucë dhe Veshje’, jam shumë e emocionuar t’u jap bizneseve të vogla në këtë industri më shumë mundësi jo vetëm për t’u rritur, por për të vazhduar rritjen, të shpikni, të lulëzoni, të zgjeroheni dhe më pas të frymëzoni të tjerët”

 

Herjola Spahiu, Drejtore Ekzekutive e NOA e vuri theksin tek nevoja për të mbështur më tej sektorët që promovojnë produktet shqiptare.

 

“Industria e këpucëve e veshjeve po udhëheq promovimin e produkteve “Made in Albania” në tregjet perëndimore, nga Italia e Spanja dhe deri në Kanada e Shtetet e Bashkuara. Prandaj, është thelbësore që ky sektor lider të mund të ketë produkte financiare të përshtatura në mënyrë që të krijojnë vlera të reja të shtuara, të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese dhe dizajnuese dhe të përmirësojnë standardet e punës për punonjësit e tyre, të cilët janë kryesisht gra. Nuk është rastësi që 25 vjet më parë, ishte sërisht USAID-i që ishte në gjenezën e krijimit të NOA-s, dhe nësoj si asokohe, më të njëjtin angazhim si sot për të promovuar një financë njerëzore”.

 

Ndërsa bizneset e fushës, përfituesit e këtij financimi thonë se kjo mbështetje do të nxisë më tej eksportet.

 

Sot po hedhim një gur themel të një rëndësie të madhe për të gjitha bizneset e sektorit, i cili numëron mbi 75 mijë punonjës dhe përbën 40% të eksportit të Shqipërisë” tha Edvin Prence, Kryetar i Shoqatës “Pro-Export Albania”

 

Në muajin shkurt, NOA do të nisë pranimin e kërkesave për kreditim nga bizneset e këpucëve dhe veshjeve. Bizneset do të mund të përdorin këto financime për të përmbushur nevojat e tyre të shumëllojshme, ndër të cilat: kapital qarkullues/lëndët e para; investimet në asete si pajisje, makineri, automjete, objekte etj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re