Fondacioni “Nobel” tha se Nobel-i për Letërsi nuk do të jepet këtë vit për shkak të një skandali që përfshin akuza për keqtrajtime seksuale në krye të Akademisë suedeze, gjë që i la më shumë anëtarë të largoheshin nga ky institucion.

“Vendimi i tanishëm është bërë duke marrë parasysh aktuale. Puna në zgjedhjen e laureatëve është në një fazë të avancuar dhe do të vazhdojë në mënyrë të zakonshme në muajt e ardhshëm. Akademia angazhohet të plotësojë numrin e anëtarëve dhe të rivendosë besimin në punën e saj përpara se të shpallte fituesin e ardhshëm të Çmimit të Letërsisë”, tha Fondacioni, duke sqaruar më pas se Nobel-i i Letërsisë për në 2018-ën do jepet se bashku me atë të 2019-ës.

Ky përbën një rast të rrallë ku Nobel anullohet ose shtyhet, gjë që ka ndodhur vetëm në vitin 1943, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore. /tesheshi.com./

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re