Narges Mohammadi, aktivistja iraniane e burgosur dhe avokatja për të drejtat e grave, ka fituar Çmimin Nobel për Paqen 2023.

Një nga aktivistët kryesorë të të drejtave të njeriut në Iran, Mohammadi bëri fushatë për të drejtat e grave dhe heqjen e dënimit me vdekje.

Duke përshëndetur Mohammadin si një “luftëtar lirie”, kryetarja e komitetit norvegjez të Nobelit e filloi fjalimin e saj me fjalët në farsi – “Grua, jetë, liri” – që është një nga sloganet e protestave paqësore kundër qeverisë iraniane, raporton Reuters.

“Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i japë Çmimin Nobel për Paqe 2023 Narges Mohammadi për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe luftën e saj për të promovuar të drejtat e njeriut dhe lirinë për të gjithë“, tha Berit Reiss-Andersen.

Mohammadi aktualisht po vuan dënime të shumta në burgun Evin të Teheranit me rreth 12 vjet burg, sipas organizatës së të drejtave të njeriut Front Line Defenders.

Akuzat kundër Mohammadit përfshijnë përhapjen e propagandës kundër shtetit.

Mohamaddi është nënkryetari i organizatës joqeveritare Defenders of Human Rights Center, e cila u themelua nga Shirin Ebadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2003.

Mohammadi është gruaja e 19-të që fiton çmimin 122-vjeçar dhe e para që kur Maria Ressa e Filipineve fitoi çmimin në vitin 2021 së bashku me rusin Dmitry Muratov. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re