Aktivisti për të drejtat e njeriut Ales Belyatsky nga Bjellorusia, organizata ruse e të drejtave të njeriut Memorial dhe organizata ukrainase e të drejtave të njeriut Qendra për Liritë Civile, janë fitues të Çmimit Nobel për Paqe 2022.

“Për shumë vite, ata kanë promovuar të drejtën për të kritikuar qeverinë dhe për të mbrojtur të drejtat themelore të qytetarëve”, njoftoi Komiteti Nobel (EPA) në shpjegimin e tij.

Çmimi iu dha atyre “për përfaqësimin e shoqërisë civile në vendet e tyre dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut të qytetarëve të tyre”, raporton Reuters.

U tha se fituesit “bënë një përpjekje të jashtëzakonshme për të dokumentuar krimet e luftës, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me pushtetin” dhe se ata “së bashku tregojnë rëndësinë e shoqërisë civile për paqen dhe demokracinë”, sipas agjencisë britanike. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re