Skip to content

Noizy i këndon në fushatë, Rama: Nuk e njoh të dhunshëm! Në bisedë ai është…

Screenshot 20250504 140643 Facebook 750x375 1

Kryeministri Edi Rama ka folur për bashkëpunimin me reperin Noizy i cili ka krijuar këngën e fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

“Noizy nuk është personi, ai është personazhi. Pra personazhi paraqitet në atë rrymë muzikore e cila ka ato karakteristika. Dhe ne nuk jemi akoma një vend ku t’iu mbyllim gojën këngëtarëve. Për mua pala tjetër ka vetëm një melodi, që është kua-kua-kua, melodia e kënetës. Ndërkohë që për sa i përket personit, është një njeri që nuk e njoh fare për të dhunshëm, por një djalë shumë i talentuar, por krejtësisht i këndshëm në bisedë”, tha Rama.

I pyetur nëse do të kërkonte mbylljen e “TikTok” nëse do të kishte qenë në opozitë, Rama u përgjigj: “E mbyllëm TikTok me kërkesën e 95% të prindërve dhe mësuesve të Republikës së Shqipërisë”