Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedim penal për ‘Shpërdorim i autoritetit policor’ ndaj policëve të burgut të Peqinit që u denoncuan publikisht nga Flamur Noka se po bëjnë fushatë në mbështetje të kandidates së PS-së për deputete, Sara Mila.

“Regjistrimi u krye pas marrjes dijeni nga burime të hapura në internet për një denoncim publik në rrjetet sociale nga përfaqësuesi i një subjekti politik, lidhur me përfshirjen e mundshme të disa punonjësve të IEVP Peqin në fushatë zgjedhore në mbështetje të një kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025”, informoi organi i akuzës.

Për kryerjen e hetimeve është ngritur një grup i posaçëm që përbëhet nga prokurori i çështjes dhe tre oficerë të policisë gjyqësore pranë organit të akuzës, të cilët kanë nisur marrjen në pyetje personat në dijeni për veprën penale, janë kqyrur pamjet filmike, si edhe janë sekuestruar celularë dhe DVR.

“Nga të cilët po kryhen verifikimet dhe veprimet e para hetimore me karakter të ngutshëm, si pyetje të personave me dijeni për veprën penale, këqyrje pamjesh filmike, sekuestrime të provave materiale (aparate celulare, DVR) etj”, informon Prokuroria.

Njoftimi i Prokurorisë:

Denoncimi në rrjetet sociale nga një subjekt politik, Prokuroria Elbasanit regjistron procedim penal për ‘Shpërdorim i autoritetit policor’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, regjistroi kryesisht procedimin penal nr. 457/2025, për veprën penale “Shpërdorimi i autoritetit policor”, parashikuar nga neni 332/a i Kodit Penal.

Regjistrimi u krye pas marrjes dijeni nga burime të hapura në internet për një denoncim publik në rrjetet sociale nga përfaqësuesi i një subjekti politik, lidhur me përfshirjen e mundshme të disa punonjësve të IEVP Peqin në fushatë zgjedhore në mbështetje të një kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe bazuar në urdhrin nr. 25, datë 28.03.2025 të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan “Mbi organizimin e shërbimit të gatishmërisë së përforcuar për periudhën zgjedhore nga 01.04.2025 deri më dt. 31.05.2025”, duke vlerësuar rëndësinë e posaçme të zgjedhjeve të lira e demokratike, në kuadër të qasjes proaktive të prokurorisë për identifikimin e rasteve të kryerjes së veprave penale në fushën e zgjedhjeve.

Në funksion të kryerjes së një hetimi të plotë e të gjithanshëm, u ngrit një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga prokurori i çështjes dhe tre oficerë të policisë gjyqësore pranë prokurorisë, nga të cilët po kryhen verifikimet dhe veprimet e para hetimore me karakter të ngutshëm, si pyetje të personave me dijeni për veprën penale, këqyrje pamjesh filmike, sekuestrime të provave materiale (aparate celulare, DVR) etj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan mbetet e angazhuar për hetimin efektiv të veprave penale në fushën e zgjedhjeve, duke ftuar çdo individ apo subjekt politik të përcjellë në kohën e duhur çdo informacion për fakte penale.

Denoncimi i Flamur Nokës

Deputeti i PD-së, në një postim në rrjetet sociale, shkroi se Burgu i Peqinit është kthyer si një ndërmarrje me pronar, sipas tij, personazhin e krimit Suel Çela.

Noka denoncoi se “Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të kandidates së PS, Sara Mila”, duke shtuar se punonjës të policisë janë përfshirë në fushatë duke zhvilluar takime në lokalin e efektivit Çim Delia.

Ai ka treguar datat e takimit, ashtu edhe oraret, duke publikuar foto të efektivëve të përfshirë, si edhe emra e tyre.

“Denoncim publik 📣 Burgu i Peqinit si ndërmarrje me pronar Suel Çelën. Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të kandidates së PS, Sara Mila.

Burimet tona në terren na komunikojnë si më poshtë:

Ne lokalin e policit Çim Delia (numri 5 ne liste) keta punonjes policie me uniforme kane zhvilluar takim per tu perfshire ne fushate. Data e takimit 2 ose 3 maj, ora 10. Ndersa ne dt.19 prill ne Gjocaj te Peqinit jane perfshire punonjësit e policise se burgut Peqin. Nje prej tyre ka qene polici Shefit Dranga. Ne takim ka qene dhe ajo e Elbasanit”, shkroi Noka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko