Bashkia Tiranë është më e synuar në zgjedhjet elektorale të 14 majit, ndaj është dhe bashkia me më shumë kandidatë. Një ndër kandidatët e kësaj zone është edhe  Kryetari i Frontit të Majtë, Marko Dajti, i cili në këto zgjedhje sipas Kreut të partisë Bindja Demokratike, Fabjan Topollari ka marrë firmën e deputetit të PD, Flamur Noka për t’u futur në garë.

 

Nga ana tjetër, deputeti Agron Duka ka shkaktuar të qeshura me reagimin e tij në studion e emisionit QuoVadis në Vizion Plus, pasi u njoftua për herë të parë me vendimin e Marko Dajtit për të kandiduar për Tiranën.

 

“Ligji zgjedhor kërkon që një kandidat për të mos mbledhur firma për të kandiduar i duhet mbështetja e një deputeti dhe unë pashë që deputeti që i kishte ofruar mbështetjen Marko Dajtit ishte Flamur Noka”, sqaroi kreu i partisë Bindja Demokratike, Fabjan Topollari.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re