Antiamerikanizmi ka qenë një nga akuzat më të shpeshta të drejtuara ndaj  ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe Genc Pollo mendon se është problem që qëndron, por që ka edhe një zgjidhje, po të analizosh tranzicionin shqiptar.

“Për t’u kuptuar duhet parë në kontekstin historik. Fatos Nano akuzoi ambasadorin e kohës si pirat me thikë në gojë për burgosjen e tij. Katër vjet më vonë, Nano ishte kryeministër dhe nuk është se i kishte të këqija marrëdhëniet me amerikanët. Rama, në opozitë ndaj qeverisë Berisha,  u pa të përmbante një celulë antiamerikane, por Rama pas 3 vjetësh dhe më të njëjtin ambasador nuk e kishte keq.

Berisha ka patur marrëdhënie me ulje e ngritje me SHBA në përudhën 97-2005, por si kryeministër ai marrëdhëniet i ka patur shumë të mira, të kulmuara  me vizitën e parë të një presidenti amerikan, gjë që nuk ka ndodhur më. Kështu që duhen parë gjerat pa komplekse”, thotë ai në ”Intervistë” me Merita Haklaj.

Sa për vetë vendimin “non grata” të Departamentit të Shtetit, ai mendon se është “jo proporcional dhe jo i argumentuar, diçka nuk i shërben demokracisë shqiptare, i vështirë për t’u shpjeguar”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko