Kreu i PD, Sali Berisha ka thënë se do të këshillohet me ekspertë ligjorë për hapat që do të ndërmarrë pas shpalljes non-grata nga Britania e Madhe.

Lajmin për shpalljen non-grata e bëri të ditur vetë Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët.

 

“Do bëj atë që do këshillohem me ekspertë ligjorë. Nuk e di. Vendi më i përshtatshëm për të paditur për shpifje është Mbretëria e Bashkuar. Di që Britania e Madhe është anëtare e KE, pra juridiksioni i Strasburgut është i plotë. Do më këshillojnë këshilltarët ligjorë dhe unë do j’ua njoftoj”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re