Sali Berisha doli ne nje konference per shtyp mesditen e kesaj te hene per te komentuar vendimin e disa muajve me pare te Britanise se Madhe qe e shpalli non-grata.

 

Lideri i opozites tha se vendimi per ta shpallur non-grata nga Britania eshte bazuar mbi shpifje dhe trillime.

 

Per kete arsye, Berisha tha, se ka vendosur te padise per shpifje, ambasadorin britanik ne vendin tone.

 

Ai publikoi nje raport, te cilin e quan raporti u transparences, qe sipas Berishes tregon shkallen e korrupsionit per vendimin e marre nga Britania.

 

Berisha tha se nese ka nje fakt, prove te vetme per akuzat qe i jane bere nga Britania e Madhe apo SHBA, mbi bazen e se cilave eshte shpallur non-grata, ai largohet nga politika,.

 

“Gjithcka eshte bere dhe po behet, ka per qellim asgjesimin e opozites ne Shqiperi, dhe per kete ka nje emer,  Xhorxh Soros.”, shtoi Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re