Skip to content

“Non grata”, SHBA “ultimatum” Bashës për distancim nga Berisha: PD s’mund të “hajë bar” për hatër të një deputeti, do ishte ironi dhe tragjedi

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pas takimit që zhvilloi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë e PD, është ndalur tek çështja e ish kryeministrit Sali Berisha. 

Kim tha se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi dhe do të ishte tragjike nëse partia do duhej të “hante bar” për hir të një deputeti të saj, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha.

“Kryetarët e partive do të futen në Kuvend dhe është e rëndësishme  që të mund të shoqërohen, Nga deputetë që e meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Do të jetë e rëndësishme që Partia Demokratike të mendojë për këtë çështje.

Sikur e kam thënë edhe më parë, PD ka ruajtur një rol të pa zëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura nga komunizmi.

Do të ishte ironi historike dhe tragjike nëse partia do duhet të hante barë, për hatër të një deputeti të saj. Shpresa jonë është që partitë do të lëvizin para, se ky vend do të lëvizi përpara.

E ardhmja po na pret. Bashkëpunimi ynë do vazhdojë përpara. Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të shplodhen gjatë gushtit dhe të rikthehen të ripërtërirë”, tha Yuri Kim.