Skip to content

“Non grata”-t amerikane në Kosovë, “Ok” nga BE

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë përshëndeti sanksionet e vendosura nga Uashingtoni kundër 16 individëve dhe 24 subjekteve të lidhura me krimin e organizuar transnacional në Ballkanin Perëndimor.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell tha se sanksionet e SHBA kundër 16 individëve dhe 24 subjekteve të lidhura me krimin e organizuar transnacional në Evropë, ku veçojnë ato në veriun e Kosovës, ishin një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Në llogarinë e tij në Tëitter, ai tha se shpërbërja e rrjeteve kriminale transnacionale kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe promovon sundimin e ligjit në të gjithë rajonin.

“Unioni është plotësisht i përkushtuar për të arritur këtë qëllim të përbashkët,” tha Borrell.

Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja të mërkurën, duke përfshirë vëllezërot Veselinoviç dhe disa të tjerë në veriun e Kosovës.

Në shpjegimin e autoriteteve amerikane thuhet se është e rëndësishme të prishet lidhja mes korrupsionit, krimit dhe politikës.

Sanksione janë vendosur edhe për 24 kompani të lidhura me grupet kriminale.