Nga Altin Joka

(Nutricionist)

❌1. Noodles janë jashtëzakonisht të larta në natrium

Një pako që përmban 1875 mg – më shumë se e gjithë sasia e rekomanduar e kripës për një ditë prej 1500 mg.  Natriumi shkakton një grumbullim të lëngjeve në trup, duke rritur presionin e gjakut, i cili shkatërron enët e gjakut dëmton veshkat.

❌2. Noodles janë të ngarkuara me MSG, një lloj specifik natriumi

Marrja e MSG ka qenë e lidhur me një rrezik në rritje për kancer dhe migrena, skuqje, alergji dhe demtimeve te mushkerive.

❌3. Konservantët e tepërt që janë gjetur në Noodles ndikojnë në përthithjen e të ushqyerit në trup

Gjithashtu mund të ndikojnë në mënyrën se si trupi ynë absorbon lëndët ushqyese.  Stomaku dhe zorrët janë vendi ku ndodh përthithja e lëndëve ushqyese dhe janë shtëpia e baktereve të mira që ndihmojnë në tretje.

Disa nga konservantet shfarosin mikrobiomën tonë.

❌4. Noodles mund të përmbajnë antifriz pra Propilene glikol – një lëng pa ngjyrë – e cila  përdoret për shkak të aftësisë së tij për të thithur ujin.

Ndodh gjithashtu të përdoret për të ruajtur strukturën e petëve duke zgjatur jetën e tyre.  Një studim i vitit 2004 gjithashtu lidhi marrjen e propilen glikolit me një rrezik në rritje për kancerin e mëlçisë,prostates,gjirit,trurit. Kontrolloni me kujdes përbërësit.

❌5. Noodles  kanë qenë të lidhura me kontaminimin e nivele toksike plastifikuesve

Kur kjo substancë gëlltitet, ajo dëmton traktin tretës dhe rrit rrezikun e një personi për kancer gastrointestinal dhe hepatik,nxjerrjen jashte fuksionit te melcise e veshkave.

❌6. Noodles shpesh permbajne nje koktej si vaji kanola,shurup misri dhe butilhidrokinon terciar (TBHQ) – një ruajtës shumë i demshem qe eshte ne shume ushqime që i shtohet edhe parfumeve, llaqeve te mobilerisë  dhe produkteve te kujdesit shtepiak

Ndaj kur të servirni Noodles fëmijëve tuaj kijeni parasysh këto që ju parashtrova e mbi të gjitha janë një ushqim ultra i përpunuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re