Ditën e sotme, kandidatet për deputete të LSI-së, Nora Malaj dhe Klajda Gjosha ishin sot në Tiranë ku janë takuar me qytetarë të ndryshëm. Në një postim të gjatë në facebook, teksa falënderon edhe Gjoshën për kontributin e saj, Malaj thekson se asnjë qytetar nuk e refuzoi sot programin e LSI-së.

Postimi i plotë:

Me Klajdën dhe me dashurinë për çdo grua e vajzë!

Klajda është nje aset i LSI. Sot dita nisi me diell dhe me shumë dashuri. Një ditë ku energjia pozitive nuk lidhej vetëm me kohën e mirë e diellin e ngrohtë, por dhe me energjinë që u krijua ne grup. Sot daljen në terren e kishim lënë së bashku me Klajdën dhe ekipet tona të terrenit. E kishim vendosur që së bashku me Klajdën do t’u flisnim qytetarëve për programin që LSI i’u ka dedikuar grave e vajzave.

Teksa ecnim dhe takonim qytetarë që na mirëprisnin (kishte dhe nga ata që nuk dëshironin të ndalonin, por askush nuk e refuzonte marrjen e programit), m’u kujtua historia që kisha lexuar para disa kohësh dhe nisa t’ua tregoja grupit kur u ndalëm në një pastiçeri për të ngrënë jo petulla, por disa ëmbelsira me arra kokosi.

“Tre udhëtarë vendosën të trokisnin në derën e një familjari. Dera u hap dhe e zonja e shtëpisë pa tre endacakë. Ata pasi e pershëndetën, e pyetën nëse ishte i zoti i shtëpisë brenda. Ajo u thotë që jo. “Ka shkuar në punë dhe ende nuk është kthyer”. “Atëherë po e presim”,-i thanë ata. “Kur të vij na thërrisni që të mund të hymë brenda”.

Kaluan disa orë dhe gruaja doli në rrugë dhe i fton të hyjnë brenda, se i shoqi kishte ardhur. Ajo i thotë se duhet të shkonin të tre, ose vetëm një. “Thuaj që ne jemi Shëndeti, Dashuria dhe Pasuria”. Le të zgjedhë njërin nga ne”. Gruaja hyri në shtëpi dhe pyeti bashkëshortin se kë do të zgjidhte nga këta burra? Burri tha Pasurinë. Gruaja u mendua dhe tha Shëndetin. “Pa shendetin nuk mund të bejme asgjë”. Në këtë moment hyri vajza dhe ju thotë: “Unë them Dashuria”. Pa dashurinë nuk ke asgjë. Në fund të tre vendosën dhe thanë të vij Dashuria. Gruaja doli jashtë dhe i thotë të hyjë Dashuria. Teksa tha këto fjalë ndjeu se të tre burrat u afruan dhe hynë në shtëpi. Ajo u befasua e ju tha:

“Po ju sikur do hynit vetëm njëri?”. “Eh, -i thanë ata,- nëse do thoje Pasuria apo Shëndeti do hynte vetëm njëri prej nesh, por kur the Dashuria ne vijmë të tre. Nuk ka pasuri dhe shëndet pa dashuri . Mos e harroni ketë!”.

Teksa ua tregoja të rinjve, ju thashë sesa e rëndësishme është mbështetja, miqësia dhe dashuria. Asgjë nuk bëhet vetëm.

Ndaj jam me Klajdën sot dhe takojmë këdo dhe bisedojmë e nuk rreshtemi së lodhuri, pasi, së pari besojmë te kjo që bëjmë, së dyti e mbështesim dhe e duam njera – tjetrën, së treti jemi skuadër dhe ekip që garojmë jo për vete, por për të ardhmen e fëmijëve, nipërve e mbesave tona dhe së fundi, se rrënjët i kemi te familja dhe dashuria për njerëzit.

Kjo është skuadra jonë dhe energjia që përcjellim! Duhet ta duam njëri-tjetrin e të besojmë fort te kauza jonë.

Sot ishte një nga ditët më të bukura të fushatës! Ishte energjia pozitive që përcollëm me Klajdën dhe ekipet tona.

Dhe thoni që dashuria nuk është pasuri e pasurive! Klajda, je një model që na bën të gjithëve krenarë! Te falenderoj me zemër!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re