Pedagogia Nora Malaj e ftuar në studion e “Fax News” ka folur për situatën e vështirë që po kalon arsimi shqiptar dhe studentët të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Ekspertja e arsimit gjatë fjalës së saj tha se qeveria duhet të ketë dhe të ndjekë një politikë ndërgjegjësuese dhe vaksinimi i studentëve mos bëhet me detyrim. Norma përshëndeti veprimin e sotëm të universiteteve për të hapur dyert e auditorit edhe për studentët që janë të pavaksinuar.

“Maturantët që hyjnë sivjet në 3 vitet e tyre të shkollës e kanë bërë nën efektin e Covid dhe pothuajse kanë madhësi shumë të mëdhaja dhe u del universiteteve që t’i ndihmojnë si në aspektin e qasjes dhe problematikave sociale ashtu edhe në dijen e tyre. Duhet formuar mjedise të sigurta jo vetëm për shëndetin dhe vaksinimin por edhe për shëndetin mendor por po shikojmë që nga rezultatet e raporteve të UNICEF-it 32 përqind e fëmijëve dhe të riturve kanë problematikave shëndetësore.

Unë personalisht jamë vaksinuar, nuk jam kundër vaksinës. Kam treguar që vaksina nuk është shkallë imuniteti që mos të ngjitet ty. Vaksina të ndihmon që kur të të zërë virusi i shpëton spitalit dhe vdekjes së paralajmëruar. Por nga ana tjetër nëse individ vendosin mos vaksinohen atëherë ne si shtet demokratik duhet të respektohet liria dhe e drejta e këtyre të rinjve. Ne nuk jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe kur nuk jemi në një situatë të tillë nuk merren masa drastike. Nga Ministria e Shëndetësisë kemi dëgjaur se 70% e popullatës së tyre kemi dëgjuar se është arritur imuniteti i tufës. Duhen vendosur disa rregulla të Covid ka fleksibilitet për vendosjen e masave. Unë mendoj se problemi i parë ka nisur mostransparenca.

Nuk kam dëgjaur ende që administratës tja bëjnë me detyrim që të vakjsinohen, ska asnjë fushatë për këta punonjës. Administrata ska kushte hapësire por janë të grumbulluara, pra kemi një lloj kakofonie. Xhdo gjë që e kalon masën kthehet në të kundërtën e saj. Shoqëria duhet të jetë shumë e qartë për tu përballur me këtë, duhet bërë hap pas hapi për planin e veprimit.

Ky do të jetë një vit i vështirë akademik. Portesta janë e drejta më e madhe e qytetarëve për një sistem demoikratik. këta studentë janë fëmijë të shqiptarëve të cilët ne flasim pa fund bëjmë retorika se janë e ardhmja. Këta nuk duhet të reagojnë në mënyrë robotike por të reagojnë për të drejtën e tyre. Në bazë të të drejtës së kushtetueses, nëse universitete hapën dyert sic bënë sot bënë shum mirë. Momenti i parë është problemi i vaksinimit ka disa mënyra për tu menaxhuar dhe moemti i dytë që lidhejt me auditorin edhe mësimdhënien“, tha Nora.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re