Ish-deputetja e LSI-së, Norma Malaj, bën 31 vjet e martuar.

Me këtë rast, ajo ka shkruajtur një letër për të shoqin, për të cilin thotë se do të ëndërronte ta kishte çdo grua.

“Dy fjalë për ne të dy!

Sot në përvjetorin e 31 të marteses sonë, ishte po aq dite e bukur dhe me diell, siç ishte atë ditë kur u martuam! Kanë kaluar plot 31 vjet! Edhe fotoja e asaj dite ishte bardhë e zi.

Më kujtohet që kam qenë ndër nuset e para që vesha përtej fustanit të bardhë dhe kapeles , ndryshe nga të tjerët edhe një fustan jeshil , që për kohën atëhere ishte një risi. 

Më kujtohet që në atë kohë për të bere floket me onde duhej t’i beje permanent , me ca hekura të tmerrshem mbi kokë dhe nja 10 ore te mira , duke i futur ne ca tasa për t’u thare.

E me pas ,duhet te mbaje tere naten mbi kokë bikutina hekuri dhe floket te bera me birre qe te qendronin, se atehere nuk kishte llak per floket. 

Nje torturë e vërtetë pēr t’u bere e buku! Po kjo ishte koha dhe ne donim të gëzonim e të jepnim mē të mirën tonë. Ishte një ditë të bukur dasma jonë! Me shume njerez, që sot nuk janë më, me plot gëzim e me shumë dashuri .. 

Kështu e filluam jetën ne të dy dhe ja sot jemi gjyshër, me nje super mbesë që na e lumturuar shpirtin dhe na fal gëzime e dashuri. Tani jemi ne atë fazë të jetës që po provojmë mjaltin e mjaltit!

E teksa vitet ikin një nga një, ndjej se ajo që është shtuar më shumë ,është dashuria e mirënjohja që kemi për njëri- tjetrin…

Ajo është rritur dhe është bërë thesari më i madh që ne të dy kemi. Mirënjohja , dashuria , përkushtimi më bëjnë sot më nostalgjike. E teksa ndjej që 31 vite kanë kaluar, duket sikur kanë qenë vec një cast! Faleminderit gjysma ime me e mirë!

Pa frikë për ty do të thoja që ti je ai burrë që do ta ëndërronte ta kishte çdo grua. Faleminderit që më ke ndihmuar,  mbështetur e ke qenë krahë meje, në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndaj. Zoti të bekoftë gjysma ime më e mirë. Faleminderit që ekziston”, shkruan Malaj, që ka postuar edhe dy foto të bëra ditën e martesës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re