Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës, Nora Malaj, me anë të një deklarate, shprehet se ajo dhe LSI zotohen se brenda dy viteve, do të çojnë në parlament ligjin për integrimin e moshimit.

Malaj thekson se LSI e ka prioritet krijimin e qendrave të përkrahjes për të moshuarit dhe shërbime të dedikuara (home nurses) për kategoritë e të moshuarve me aftësi të kufizuara.

Postimi i Nora Malajt:

Kur ke një plan të detajuar për Moshimin!

Sot ditën e kam nisur me këmbën e mbarë për të shpërndarë programin e LSI për moshimin

U ndjeva shume mirë kur mora këtë program në dorë, pasi kjo është një nga punët më të dashura që kam bërë dhe me shumë përkushtim

Kjo është sfida e radhës, pasi shoqëria ka nevojë për ne që ta përgatisim për Moshimin

Të moshohesh me dinjitet, kjo është sfida e madhe e shoqërisë sonë

Unë dhe LSI zotohemi që brenda dy viteve të para të çojmë në Parlament, ligjin e integrimit për Moshimin

Krijimin e qendrave të përkrahjes për të moshuarit dhe shërbime të dedikuara (home nurses) për kategoritë e të moshuarve me aftësi të kufizuara

Shërbim të dedikuar dhe cilësorë, nëpermjet sistemit të pikëzimit

Paketē të asistencës sociale për Punen e Papaguar të të moshuarve (punët në shtëpi) që nuk përfitojnë pension pleqërie

Promovimi dhe integrimi i jetës së të moshuarve në komunitetin e tyre, për një jetë cilësore në moshën e tretë, për sigurimin e kujdesit shoqëror, aksesin për transport publik falas, lidhjen sociale dhe mbështetjen e strehimit, shërbime të dedikuara për kategorinë e të moshuarve të braktisur dhe të vetmuar

Teksa ndaja programin, buzëqeshja e të moshuarve me shoqëron… Bashkë me të dhe mirënjohja dhe uratat e tyre

Mirënjohje prindërve tanë të mirë

Brezit të idelistëve dhe atyre që kontribuan me shpirt qē Shqipëria të bëhet

Se Unë dhe LSI e mban fjalën

Do të bëj gjithçka për të moshuarit e vendit tim, që mos të nepërkëmben, por të jetojnë me dinjitet

Nderi i kombi fillon te fëmijet dhe përfundon te të Moshuarit

Kur ke një plan të detajuar për Moshimin!

Sot ditën e kam nisur me këmbën e mbarë për të shpërndarë programin e LSI…

Posted by Nora Malaj on Monday, April 5, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re