Nora Malaj duket se ka ndërruar mëndje për tërheqjen nga politika dhe LSI.

Ajo thotë se është keqkuptuar.

“Për të gjithë ju miq dhe mikesha!

Kam që në 1998 që kam filluar të jem pjesë e politikës në Shqipëri në Partinë Aleanca Demokratike e më pas në 2005, themeluese e LSI!

Plot 24 vite, me përkushtim dhe vlerësim për këdo, sidomos vajzat e gratë që merren me politikë. Nuk është e thjeshtë që në këtë realitet të vështirë ti të qëndrosh stoike dhe të tregosh qytetari!

Në një intervistë në “Raport TV” thashë që vjen një moment, pas 24 – vitesh, që ti nuk mund të jesh përherë në frontline (kandidate për deputete, poste politike), por një mbështetëse shumë e mirë, mentore në frontin fundor, duke mbeshtetur çdo të ri e të re që do të bëhet pjesë e politikës së re.

Përherë te LSI dhe përherë në mbështetje të politikës integruese për Shqipërinë Europiane.

Kjo është ideja e tërheqjes, jo largimi nga politike dhe LSI”, shkruan ajo.

Me siguri që të rinjtë që do këshillohen nga Nora, do të kenë një të ardhme të sigurtë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re