Programi për Moshimin është sfida e radhës për kandidaten e LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, Nora Malaj.

Ajo ka shpalosur pikat e këtij programi duke u shprehur se “do të bëj gjithçka për të moshuarit e vendit tim, që mos të nepërkëmben, por të jetojnë me dinjitet”

Postimi i plote i Malajt:

Kur ke një plan të detajuar për Moshimin!

Sot ditën e kam nisur me këmbën e mbarë për të shpërndarë programin e LSI për moshimin❗

U ndjeva shume mirë kur mora këtë program në dorë, pasi kjo është një nga punët më të dashura që kam bërë dhe me shumë përkushtim❗

Kjo është sfida e radhës, pasi shoqëria ka nevojë për ne që ta përgatisim për Moshimin❗

🛑 Të moshohesh me dinjitet, kjo është sfida e madhe e shoqërisë sonë❗

🛑 Unë dhe LSI zotohemi që brenda dy viteve të para të çojmë në Parlament, ligjin e integrimit për Moshimin❗

🛑 Krijimin e qendrave të përkrahjes për të moshuarit dhe shërbime të dedikuara (home nurses) për kategoritë e të moshuarve me aftësi të kudizuara❗

🛑 Shërbim të dedikuar dhe cilësorë, nëpermjet sistemit të pikëzimit❗

🛑 Paketē të asistencës sociale për Punen e Papaguar të të moshuarve (punët në shtëpi) që nuk përfitojnë pension pleqërie❗

🛑 Promovimi dhe integrimi i jetës së të moshuarve në komunitetin e tyre, për një jetë cilësore në moshën e tretë, për sigurimin e kujdesit shoqëror, aksesin për transport publik falas, lidhjen sociale dhe mbështetjen e strehimit, shërbime të dedikuara për kategorinë e të moshuarve të braktisur dhe të vetmuar❗

Teksa ndaja programin, buzëqeshja e të moshuarve me shoqëron… Bashkë me të dhe mirënjohja dhe uratat e tyre❗

Mirënjohje prindërve tanë të mirë ❗

Brezit të idelistëve dhe atyre që kontribuan me shpirt qē Shqipëria të bëhet❗

Se Unë dhe LSI e mban fjalën❗

Do të bëj gjithçka për të moshuarit e vendit tim, që mos të nepërkëmben, por të jetojnë me dinjitet❗

Nderi i kombi fillon te fëmijet dhe përfundon te të Moshuarit❗❤🌹

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re