Nord Stream njoftoi të mërkurën se kishte përfunduar mbledhjen fillestare të të dhënave në vendin e dështimit të gazsjellësit në Linjën 1, e cila është në zonën ekskluzive ekonomike të Suedisë.

Sipas rezultateve paraprake të inspektimit në vendin e dëmtimit, kratere (të shkaktuara) nga njeriu 3 deri në 5 metra të thella në një distancë prej rreth 248 metrash nga njëri-tjetri u gjetën në fund të Detit Baltik.

Nord Stream raporton se pjesa e tubit midis kratereve është shkatërruar, ndërsa rrezja e fragmenteve të tubit është të paktën 250 metra. “Ekspertët vazhdojnë të analizojnë të dhënat e sondës” shtohet në përditësimin përkatës.

Nord Stream kishte informuar se që nga 27 tetori, një anije e pajisur posaçërisht e marrë me qira nga ajo mbërriti në vendin e pretenduar të dëmtimit të tubacionit në zonën ekskluzive ekonomike të Suedisë. Aty, pas kryerjes së punës së kalibrimit, ekspertët kanë nisur hetimet, të cilat kanë zgjatur rreth një javë.

Kujtohet se shpërthimet ndodhën më 26 shtator në dy tubacionet e eksportit të gazit natyror rus në Evropë – Nord Stream dhe Nord Stream 2.

Kompania administruese tha se “situata emergjente në tubacionet e gazit natyror është e paprecedentë” dhe është e pamundur të vlerësohet koha e riparimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re