Norma bazë e interesit të lekut mund të rritet edhe dy herë të tjera gjatë vitit 2023, si një përpjekje për të ulur çmimet në treg. Ndonëse kjo vendimmarrje është e lidhur ngushtësisht me inflacionin, i cili ka pësuar rënie, ende çmimet për një sërë produktesh të konsumit të përditshëm janë të shtrenjta.

 

Aktualisht norma bazë është në nivelet e 3%, por kreu i Bankës së Shqipërisë sqaroi në komisionin e ekonomisë, se kur do të konkretizohet ky skenar.

 

“Ne parashikojmë se me politikën monetare të kemi 1 ose 2 vendimarrje, ky është një nga skenarët tonë. Nuk mund të them sa se mund të jetë rritja pasi nuk duam të keqorjetojmë tregun. Vërtet inflacioni ka pësuar rënie, por disa cmime do të vijojnë të mbeten të shtrenjtapër ca kohë. Ne do të shohim vetëm cmimet e shportës, nëse ato do të ulen, ne nuk do të ndërhyjmë, nëse do të ketë rritje, ne do të vlersojmë qëndrimin tonë”, sqaroi Gent Sejko guvernator i BSH

 

Por kreu i bankës u ndal edhe tek vendimi më i fundit për rritjen e pagave të administratës publike, vendim i cili mund të shoqërohet me rritje të inflacionit.

 

“Teorikisht rritja e pagave sjell rritje të inflacionit, por se sa do të jetë ky impakt në treg mbetet për tu parë. Për ne si bankë rritja e pagave duhet të shoqërohet me rritje të produktivitet”- sqaroi më tej Sejko

 

Duke u ndalur tek zhvlerësimi i monedhës europiane në treg, guvernatori përforcoi qëndrimin e tij se luhatjet në kursin e këmbimit janë efekt i flukseve të euros që janë në qarkullim.

 

Unë nuk po mohoj që ska para informale në treg, por duke renditur faktorët, si rritje të investime të huaja, rritje të remitancave, rritje të eksporteve arsye ekonomike që për ne kursi reflekton tregun normal.

 

Zhvlerësimi i euros në raport me lekun ka ndihmuar ata kredimarrës që kanë kredi në monedhën europiane, duke amortizuar shtrenjtimin që ka ardhur si pasojë e rritjes së normës bazë të interesit për euron.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re