Subscribe
Kriza e çmimeve është vënë nën kontroll dhe për këtë arsye Banka e Shqipërisë vendosi përsëri të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në nivelin e 3%.
GENT SEJKO
GUVERNATOR I BANKES SE SHQIPERISE
“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend. Në këtë kontekst, ai thekson se mbetet i gatshëm të vazhdojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për garantimin e stabilitetit të çmimeve.”
Forcimi i lekut përballë euros në tregun e këmbimit valutor është një ndër faktorët kryesorë që ka ndihmuar në zbutjen e inflacionit.
GENT SEJKO
GUVERNATOR I BANKES SE SHQIPERISE
“Objektivi ynë kryesor është inflacioni por jo vetëm. Natyrisht që nëse kursi i këmbimit ndihmon në mbajtjen e çmimeve në kontroll, Banka Qendrore nuk ka arsye se pse të ndërhyjë në kursin e këmbimit.”
Sot një euro këmbehet me 106 lekë. Sipas ekspertëve, kursi i këmbimit po futet në një normalitet të ri dhe nuk do të rikthehet në nivelet historike që jemi mësuar.