Reduktimi i numrit të gjykatësve dhe prokurorëve si shkak i proçesit të Vettingut ka bërë që Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor të hartojnë një hartë të re gjyqësore. Si rezultat i kësaj, rreth 19 gjykata në rang vendi pritet të mbyllen, ndërkohë që gjithsej do të mbeten 15 të tilla.

Por, avokati në Shkodër, Apollon Haxhi, thotë se ky është një minus i madh për shërbimet ndaj qytetarëve dhe ka një kosto të madhe për to. Sipas tij, do të krijohet një kolaps. Madje, ai paralajmëron se do rrisin kostot ndaj qytetarëve. Sipas Haxhit, duhej të ishte marrë mendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë për këtë çështje.

“Përcaktimin e hartës e ka në dorë KLGJ, në konsultim me ministrinë e drejtësisë. Harta e re gjyqësore eleminon 19 gjykata, duke lënë në detyrë vetëm 15. 12 gjykata qarqesh, gjykatat e apelit shkrihen në një apel në Tiranë, dhe dy gjykata administrative në të gjithë Shqipërinë.

Jemi përpara një harte të re gjyqësore me 15 gjykata. Në kuptimin e KLGJ në lidhje me vakancat që janë krijuar mund të jetë e pranueshme për ta, shërbimet që u jepen gjyqtarëve janë një minus i madh. Është një goditje e rëndë.

Duhej të ishte marrë mendimi i dhomës kombëtare të Avokatisë, dhe të ishte pranuar propozimi për të paktën 3 gjykata apeli, dhe për gjykatat administrative. Ka një kosto, dieta që do të bëjnë forcat e gatshme. Ne avoketërit normal që do të rrisim kuotat, të cilat do ti ngarkohen qytetarit”, u shpreh avokati Haxhi.

Harta që pritet të bëhet publike në ditët në vijim, është kundërshtuar nga të tjerë avokatë në të gjithë vendin, dhe duket se do të pasohet dhe me një rritje të tarifave për shërbimet e tyre.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re