Gjatë orëve të fundit është konstatuar një rënie e sasisë së prurjeve në basenin e hidrocentralit të Fierzës. Korporata elektro-energjetike shqiptare po monitoron me kujdes situatën në kaskadën e Drinit.
 
Ministria e Energjetikës bën me dije se aktualisht nuk ka shkarkime në asnjërin nga tunelet e hidrocentraleve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës. Ndërkohë bëhet e ditur se në disa rajone të vendit moti i keq ka shkaktuar defekte në rrjetin elektrik dhe në disa raste OSHEE-se i është dashur të kryejë stakime të përkohshme për shkaqe sigurie.
 
Sipas të dhënave rezulton të jenë të stakuar në total 31 fidera. Qarku më i prekur për momentin është Fieri, për të vijuar me Tiranën, Shkodrën, Korçën, Vlorën e Girokastrën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re