Në territorin e qarkut Gjirokastër situata është e qetë, ndërsa janë rikthyer kthjellimet.

Nga strukturat vendore të Mbrojtjes Civili pranë bashkive si dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut Gjirokastër deri tani nuk ka informacione për situata problematike.

Nivelet e Vjosë, Drinos si dhe përrenjtë që përshkojnë qytetet e qarkut dhe njësitë administrative janë brenda shtretërve të tyre.

Nga Autoriteti Rrugor Jugor janë marrë masa për hapjen dhe kriposjen e akseve që ishin mbuluar nga bora.

Të gjitha rrugët Kombëtare dhe rurale janë të qarkullueshme.

Furnizimi me ujë të pijshëm është në normalitet, ndërsa energjia elektrike në njësinë administrative Kurvelesh u rikthye që prej orës 11:00 njësitë e tjera furnizohen normalisht.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re