Situata nga stuhia që preku edhe Shqipërinë këtë të dielë duket e normalizuar por dëmet që ka shkaktuar janë të shumta.
Në Diber nga të dhënat e OSHEE, mësohet se është rikthyer energjia elektrike në të gjitha zonat ku pati probleme si pasojë e dëmtimit të shtyllave dhe këputjes së rrjetit përcjellës.
Ndërsa sa i përket infrastrukturës rrugore të gjithë akset kombëtare janë të kalueshme megjithë problematikat në disa segmente.
Ndërkohë po punohet ende për hapjen e rrugëve rurale në të cilat pati vërshime të ujrave të përrenjve dhe lumenjve.
Në qarkun e Lezhës niveli i lumenjve është në kuota normale dhe nuk parqesin probleme me argjinaturat.
Në pjesën më të madhe të juglindjes është rikthyer energjia elektrike.
Por prej dy ditësh pa energji eletrike vazhdojnë të jenë 300 banorë të fshatrave Lekas, Shtyllë e Gjergjevicë. Grupet e OSHE ndodhen në terren pasi ka ende shumë shtylla të rrëzuara po ashtu edhe kabina elektrike me defekte.
