Skip to content

Normat e larta të interesit për kreditë shkaktojnë debat në Komisionin e Ekonomisë

  • 14/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Normat e larta të interesit që institucionet mikrofinanciare aplikojnë për kreditë e vogla shkaktuan debat në Komisionin e Ekonomisë.

 

Për përfaqësuesit e mazhorancës, është shqetësuese që interesi që duhet paguar nga kredimmarësi shkon deri në 1 milion lek të vjetër.

 

VULLNET SINAJ

DEPUTET I PS

 

“Për 12 muaj duhet të paguash 1 milion më tepër. Njerëzit nuk i paguajnë dot lekët, duhet të shesin shtëpitë. Nëse bëni biznes me kosto të larta, është e tmerrshme ta bësh, mos u jepni fare kredi njerëzve me këto norma interesi. Kreditoni qytetarë që të mund të paguajnë normat e interesit dhe të mos keni nevojë të shkoni nëpër gjykata dhe të shpallni sekuestro. Normat e interesit duhet të jenë të ulëta sepse njerëzit nuk e kthejnë dot më atë. Nuk bëhet biznes mbi fatkeqësinë e tjetrit, kur nga ana tjetër ke shkaktuar dramë sociale.”

 

Si argumentim, grupet e interesit thanë se normat e larta të interesit justifikojnë edhe riskun e lartë që marrin përsipër.

 

“Ne marrim kredi nga vende të tjera për të dhënë kredi. Banka e ka koston e fondit 1%, ne e kemi 10%, jemi të pabarabartë. Mikrofinanca ka marrë përsipër më shumë risk dhe kjo hyn në kosto.”

 

Duke këmbëngulur që këto norma janë të papërballueshme nga qytetarët, deputetët shprehën gatishmërinë për të iniciuar ndryshime ligjore.

 

 

VULLNET SINAJ

DEPUTET I PS

“Për 18 muaj të paguash 1 milion km shumë, nuk e paguan dot, dhe nuk e shoh të ndershme. Nëse jua lejon ligji, bëni çfarë ju lejon ligji dhe hajde të ndryshojmë ligjin. Por ky njeriu këtu nuk ka shanse ta paguajë. Nëse ju merrni kredi me 12 përqind nga bankat e nivelit të parë, atëherë ka diçka që nuk shkon që atje. Sepse me 3% marrin të gjithë.”

 

Për interesat e huasë konsumatore, duke nisur nga janari i këtij viti, Banka e Shqipërisë ka vendosur një tavan që llogaritet duke u bazuar në mesataren e thjeshtë të normës efektive të interesit për kredinë konsumatore dhe duke i shtuar kësaj mesatareje një të tretën e saj. Për shembull nëse mesatarja e normave për një gjashtëmujor është 12%, duke i shtuar 1/3 e mesatares, tavani maksimal do të jetë 16%.

 

Për të ulur normat e interesit, institcuonet mikrofinanciare kërkojnë nga Banka e Shqipërisë të aksesojnë depozitat likuide të sistemit bankar.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë