Në Oslo të Norvegjisë është arrestuar një person që dyshohet se është përgjegjës për gjenocidin në Ruandë.
Në lajmin e gazetës norvegjeze VG thuhet se një person i kërkuar nga Ruanda dhe i supozuar si përgjegjës për gjenocidin, ku vdiqën qindra mijëra njerëz në vendin afrikan në vitin 1994, është arrestuar në Oslo.

Zëdhënësja e Shërbimit Kombëtar të Hetimit Kriminal të Norvegjisë, Thea Elise Kjeraas, tha se Gjykata e Oslos do të vendosë ekstradimin e personit në fjalë në Ruandë.

Në vitin 1994 në Ruandë, grupi etnik Hutu filloi gjenocidin kundër grupit tjetër etnik Tutsi, të cilët u fajësuan për rrëzimin e aeroplanit të presidentit të atëhershëm, Juvenal Habyarimana. Në masakrën 100-ditore në vend humbën jetën më shumë se 800 mijë njerëz të grupit etnik tutsi.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re