Anëtarët e grupit të djathtë ekstrem anti-islamik Sian në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo u përfshinë në një aksident ku automjeti i tyre u përmbys teksa po ktheheshin në shtëpi pasi dogjën Kuranin.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror NRK të Norvegjisë, grupi Sian nën mbrojtjen e policisë dogji Kuranin në afërsi të xhamisë Mortensrud në Oslo dhe pas kthimit të tyre me mjete të blinduara mësohet se automjeti i grupit u përplas në pjesën anësore me një automjet tjetër. Në aksident automjeti i grupit të djathtë ekstrem u rrokullis. Ndërkohë bëhet e ditur se dy gra të tjera muslimane në automjetin tjetër të përfshirë në aksident janë arrestuar me dyshimin për tentativë vrasjeje.

Në aksident u plagosën lehtë 6 persona, përfshirë edhe Lars Thorsen, liderin e grupit Sian.

Theksohet se gratë në fjalë që ndërhynë ndaj Thorsen-it kundër djegies së Kuranit në afërsi të xhamisë Mortensrud e morën librin e shenjtë nga dora e Thorsen-it dhe e shuan atë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re