Skip to content

Norvegjia i dërgon Ukrainës rreth 100 raketa kundërajrore

thumbs b c 3f44e4d6e6ff3d9cc3a26d1437e25c10

Norvegjia njoftoi se ka dërguar rreth 100 raketa kundërajrore në Ukrainë.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë thuhet se në Ukrainë janë dërguar rreth 100 raketa të mbrojtjes ajrore Mistral të prodhimit francez.

Ministri i Mbrojtjes së Norvegjisë, Bjorn Arild Gram deklaroi se raketa Mistral është një armë moderne dhe efektive që do të ndihmojë shumë Ukrainën.

Ai theksoi se edhe vende të tjera dërguan sisteme të ngjashme armësh në Ukrainë.

Që nga fillimi i luftës, Norvegjia e ka furnizuar Ukrainën me 4.000 pajisje antitanke dhe ushtarake.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në një video-mesazh që ai i dërgoi parlamentit norvegjez në fund të marsit kishte kërkuar raketa të mbrojtjes ajrore nga Oslo.
Burimi: AA