Norvegjia, një vend anëtar i NATO-s që kufizohet me Rusinë. ka porositur furnizime të reja me municion. Fjala është për predha artilerie prej 2.6 miliardë korona (243 milionë euro), njoftoi qeveria atje.

Ministria e Mbrojtjes e Norvegjisë ka arritur një marrëveshje me prodhuesin kombëtar të municioneve Namo, e cila falë kësaj kontrate të madhe do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetin e saj prodhues, raporton agjencia AFP.

“Ka një situatë të re gjeopolitike. Ka një luftë në Evropë dhe niveli i gatishmërisë është ngritur”, u tha gazetarëve ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram.

Nevojat e Ukrainës

Sipas tij, një situatë e tillë krijon nevojën që Norvegjia të ketë më shumë pajisje ushtarake, duke përfshirë municion.

Ministri norvegjez i Mbrojtjes tha se edhe vendet e tjera duhet të rrisin stoqet e tyre sepse edhe Ukraina ka nevojë të madhe për pajisje ushtarake.

Norvegjia, e cila ndan një kufi 98 kilometra me Rusinë, i ka ofruar në mënyrë të përsëritur Ukrainës pajisje ushtarake, duke përfshirë artileri dhe municione, për t’u mbrojtur kundër një pushtimi rus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re