Pak ditë më parë ndërroi jetë në moshën 71-vjeçari, Moikom Zeqo, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, leucemi akute. Shkrimtari i njohur është cilësuar si një ndër zërat më të rëndësishme të kulturës sonë kombëtare.

Në një intervistë me gazetarin e njohur, Adi Krasta, në vitin 2010, Zeqo ka folur për dijen, pasionin për letërsinë, për kulturën shqiptare, për historiografinë shqiptare që vazhdon të mbetet në një nivel klientelist.

Në një moment gjatë intervistës, Moikom u shpreh se “gjithë njerëzit janë biblioteka dhe ne nuk kemi ditur ti lexojmë”.

“Kur vdes një  njeri  varroset një bibliotekë….gjithë njerëzit janë biblioteka dhe ne nuk kemi ditur ti lexojmë. Aq më tepër njerëzit që pak a shumë kanë privilegjin ose aftësinë për të bërë libra, për të bërë vepra arti, që duket se janë më të lexueshëm. Pjesa më e madhe janë të palexueshëm, por unë besoj se nuk janë pak të rëndësishëm edhe ata”, shtoi ai.

Ndërsa duke folur për Shqipërinë, Zeqo tha me shpresë se “Shqipëria do të bëhet”. “Por thelbi i Shqipërisë është ajo që thashë, duhet të fitojmë diturinë. Një thënie duket si e rastësishme, por duket se është thelbi i gjithë gjërave dhe dritë e diturisë përpara do të na shpjerë. E ka thënë Naimi, e mua më duket se rruga e bërjes së Shqipërisë është rruga e mundimshme drejt lojës”, vijoi Moikom.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re