Afro 15 mijë njerëz, nostalgjikë të ish-liderit jugosllav Josif Broz Tito, morrën pjesë në kremtimin e ditëlindjes së tij në fshatin e lindjes, në Kumrovec, në kufirin mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

Është ky një kremtim masiv që vijon për të 15-in vit rresht, por këtë herë ka pasur më shumë njerëz se kurrë më parë – raporton kroatja “Jutarnji List”

Ashtu si në vitet e mëparshme, është e ndaluar vetëm të nxirret në pah flamuri jugosllav dhe uniforma të APJ-së, ndërsa të gjitha simbolet e tjera komuniste, duke përfshirë flamurin kroat me pesë cepa, mund të reklamohen lirshëm.

Nga orët e hershme të mëngjesit, aty u luajtën këngë partizane dhe patriotike jugosllave, e gjithashtu u shfaq një aktor shëtitës me pamjen dhe sjelljen e Marshallit Tito.

Kryetari i komunës së Kumrovecit, Robert Shplajt, tha se Tito ishte një burrështetas i madh me të cilin bota nuk pati asnjë problem.

 

 

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re