40 ditë nga hyrja në fuqi e reformës së digjitalizimit, situata në disa shërbime publike është problematike.

 

Dhoma Kombëtare e Noterëve thotë se një nga zyrat që po cenon shërbimin ndaj qytetarëve janë zyrat e gjendjes civile. Vasil Martini nga dhoma e noterëve tha në “Vizion Plus” se kjo reformë i ka gjetur qytetarët, por dhe shumë zyra të papërgatitur. Një prej efekteve është që po lëshohen më pak dëshmi trashëgime.

 

“Qytetarët janë gjetur para faktit të kryer të kësaj reforme, pra s’ka pasur më parë një paralajmërim. Mund të themi se janë në “black out” shërbimet në këtë zyrë, pasi vërtet ofrohen disa certifikata, por bëhet fjalë për ato të pas 2009. Mund t’ju them se si pasojë e kësaj situate në raport me një vit më parë, vetëm për këto 40 ditë janë lëshuar 40% më pak dëshmi trashëgimie, për shkak të mungesave të certifikatave të cilat duhet të merren në sportel fizikisht”, u shpreh Vasil Martini në “E-ZONE”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re