Presidenti Ilir Meta preferoi te veçonte nje element tek procesi i futjes se teknologjisë ne aktivitetin e noterisë; ndikimin pozitiv tek lufta kundër krimit te organizuar.
 
Ne kongresin e Dytë të Noterisë kreu i shtetit nënvizoi se sistemi elektronik i arkives noteriale ka lehtësuar punen e strukturave shtetërore per sekuestrimin e aseteve kriminale.
 
 “Nga aplikimi i detyruar i këtij sistemi, në bashkëpunim dhe me institucione të tjera, përveç se është arritur progres në punën tuaj, është lehtësuar gjithashtu puna e autoriteteve në parandalimin e veprimtarive të paligjshme në fushën ekonomike, por njëkohësisht dhe në zbulimin e veprimeve kriminale në fushën e pastrimit të parave dhe aseteve kriminale.”
 
Por sipas Metës, procesi i dixhitalizimi iu vjen ne ndihme qytetareve, duke shkurtuar kohen qe nevojitet per te marre nje shërbim. Ne kuadër te reformës ne drejtësi, noterët do te kenë nje ligj te ri i cili pritet te miratohet nga parlamenti ne sesionin e ardhshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re