Viza australiane e Novak Gjokoviçit është revokuar për herë të dytë, duke i dhënë fund ambicieve të tenistit numër 1 në botë për meshkuj për të garuar në Australian Open dhe për të fituar një rekord të 21-të Grand Slam.

Është e paqartë nëse Australia do të lëvizë për të deportuar yllin serb pasi vendimi ende mund të kundërshtohet nga ekipi i tij ligjor.

Ndonëse Novak Gjokoviçit iu rikthye viza të hënën dhe ai u lirua nga paraburgimi, ministri i Emigracionit i Australisë, Alex Haëke vendosi që të ndiqte politikat e dëbimit.

Pse u ndalua Djokovic: Të gjithë të ardhurve ndërkombëtarë në Australi u kërkohet të vaksinohen kundër Covid-19 – gjë që Gjokoviç nuk e ka bërë, duke paraqitur një raport mjekësor që e përjashtonte nga detyrimi.

Por sipas autoriteteve australiane, ai nuk tregoi fakte se pse nuk u vaksinua. Sipas Gjokoviç, ai përjashtohet nga vaksinimi i detyrueshëm, pasi e ka kaluar Covid në muajin dhjetor të vitit 2021.

Pse gjykatësi vendosi në favor të tij: Qeveria nuk i kishte dhënë Gjokoviç njoftimin paraprak të mjaftueshëm për anulimin e vizës së tij ose kohë për të përgatitur materiale në mbrojtje të tij, tha gjykatësi. Pas mbërritjes së tij, Gjokoviçit iu tha se do të kishte disa orë për t’u përgatitur – por qeveria vendosi t’i anulonte vizën përpara afatit që i kishin dhënë.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re