Skip to content

Nuanca shqiptare në politikën armene: për ç’po përplasen presidenti me kryeministrin

Sot, presidenti i Armenisë, Armen Sargsjan, refuzoi të hiqte Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Armene, Onik Gasparjan, i cili u pushua nga detyrat e tij një ditë më parë nga kryeministri Nikolla Pashinjan, njoftoi Kabineti i Presidentit.

Pashinian shkarkoi Gasparjan të enjten dhe e akuzoi atë për përpjekjen për një grusht shteti ushtarak.

Por përgjigja që erdhi nga zyra e presidentit tha se përpjekja për të hequr Gasparjan “nuk është në përputhje me kushtetutën”.

Ushtria kërkoi dorëheqjen e Pashinjanit, por edhe dorëheqjen e të gjithë qeverisë, për shkak të kundërshtimeve për drejtimin e vendit gjatë konfliktit në Nago-Karabak, një territor i diskutuar nga Armenia dhe Azerbajxhani.

Konflikti përfundoi në 9 nëntor me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia dhe që nga ajo kohë, Pashinian është sulmuar nga kritikët që besojnë se ai ua dorëzoi Nago-Karabakun azerbajxhanasve.