Ambasada e Britanisë ka reaguar pasi palët nuk arritën të gjenin një marrëveshje dje në Këshillin Politik për të çuar përpara reformën zgjedhore.

Përmes një postimi në Twitter, Ambasadori Duncan Norman thotë se është koha “për të vënë popullin e Shqipërisë të parin”, ndërsa bën thirrje për gjetjen e dakordësisë mes palëve.

“Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Sot është dita për të vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara”, shkruan Duncan Norman.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re