Kandidati pjesëmarrës në garë për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj,  ka reaguar për herë të parë pas konfirmimit të Lulzim Bashës në krye të ‘selisë blu’. Shehaj përmes një postimi në facebook shprehet mirënjohjen për të gjithë ata të cilit i besuan votën, si dhe të gjithë ekipit që punoi me të.

“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë. Më ndiqni sot në Opinion, 22.00!”, shkruan Shehaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re