Apeli liron infermieren Sidorela Celen dhe sanitaren Rukie Hoxhaj në spitalin Covid 2, të arrestuara për “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim” të pacientëve të shtruar me Covid në këtë spital.

Kujtojmë që, sipas hetimeve të prokurorisë, si dhe zbardhjes së tabulateve telefonike, të dyja akuzohen se kishin biseduar shpesh herë me Tiren për mënyrën se si do t’i ndanin paratë e marra nga pacientët.

“Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë”, tha avokatja e tyre para mediave.
Kujtojmë që Apeli vendosi për të dyja masën “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë për dy infermieret e tjera, Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi nuk u pranua ankimi i masës, duke mbetur në burg.