Kreu i PD-së Sali Berisha, ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit, në të cila doli forcë e dytë, nuk do t’i pranojë.
Protesën e 16 majit, Berisha tha se bëhet “në emër të një populli, që votën ia dikton Revolja pas kokës, ia dikton Poja, Suel Çela, Bledi Xhabafti, ia diktojnë bandat”.
Protesta e datës 16, cila do të jetë thirrja?
Berisha: Siç i shihni dhe po i ndiqni, e përgëzoj mandat për raportet që kanë bërë. Ne nuk bëhet fjalë kurrë që të pajtohemi me këto zgjedhje. Jo ta harrojnë. Ne kemi bërë gjithçka në përputhje me ligjin sa i takonte ne si opozitë, që Shqipëria të ketë zgjedhje. Tani opozita ka detyra që do ti përmbyshë me vendosmëri.
Protesta më datë 16 është në emër të një populli, që votën ia dikton Revolja pas kokës, ia dikton Poja, Suel Çela, Bledi Xhabafti, ia diktojnë bandat.
Miqtë që do të vijnë do të dëgjojnë zërin e një populli që kërkon të votojë i lirë dhe një narkodiktaor nuk i lejon ata. Po përdor të gjitha mjete e dhunshme për të rrëmbyer votën. Ka krijuar shtetin elektoral për të shtypur vullnetin elektoral. Është fillimi i një beteje që nuk ndalen më.
Dora dorës do të formulohet e gjithë strategjia, por zgjedhje të cilat vidhen në mënyrë të tillë nuk ka parë toka.