Skip to content

“Nuk bëj politik dua të bëj art”, Edomond Budina i drejtohet Ramës: Si pronar i truallit që je, më lejo të vendos shfaqje te sheshi ku ngrihej teatri që shqyhet

Një nga qendrëstarët e kauzës së teatrit Edmond Budina, me anën e një letre të hapur i ka kërkuar kryeministrit Rama që ta lejojë të kryejë shfaqje në truallin e Teatrit Kombëtar. Budina thekson se synimi i tij është të bëj art dhe jo politik, ndaj ai kërkon të rivendosi shfaqjet e tij në skenën e truallit të lirisë, siç e quan ai vendin ku ngrihej Teatri Kombëtar. Në letrën e tij Budina nuk lë pa theksuar dhe aktin barbar të shqyerjes së teatrit më 17 maj të këtij viti.

Budina i drejtohet Ramës duke e cilësuar me ironi si pronarin e truallit, ku me një vendim qeveritar e kaloi nga pronësia e shtetit në pronësinë e Bashkisë Tiranë. Duke e konsideruar veten si një person i cili nuk e pëlqen dhunën, Budina i kërkon Ramës që ta lejojë të kryej artin e tij në hapësirën e teatrit të rrafshuar.

Gjithashtu Budina i përgjigjet dhe njëher kryeministrit se ai dhe kolegët e tij nuk janë uzurpatorët e teatrit, por janë ata të cilët u përkujdesën për teatrin kur qeveria e braktisi.

/faxweb