Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë kryefjala e mediave greke kur vjen puna tek debati për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe bllokadës që vendosi Greqia për shkak të çështjes Beleri.

Amna.gr shkruan se Rama u shfaq “i palëkundur” në qëndrimin e tij për çështjen “Beleri”, duke thënë se “Shqipëria është bllokuar padrejtësisht, por puna për integrimin do të vazhdojë”.

“Ne u bllokuam padrejtësisht (përfshirë edhe Samitin e fundit të BE-së), por ne do të vazhdojmë punën tonë. Unë jam i bindur që me fqinjët tanë, ne do të arrijmë së bashku që të vendosim arsyet madhore mbi këtë çështje, të cilës patjetër nuk ia heqim rëndësinë që ka për fqinjët tanë dhe për të cilën patjetër ne jemi disponibël, për çdo gjë që nuk prej procesin e konsolidimit të sistemit tonë të ri të drejtësisë. Këtu nuk ka asnjë kompromis të mundshëm, jo sepse nuk duam ne po sepse drejtësia që ne duam, është e shumë më kokëfortë se.

Jam i bindur që në mos të gjithë, një pjesë e juaja e pyesin veten si vazhdon puna, pse e dini që kemi një problem që nuk lidhet fare me punën tuaj, që nuk lidhet fare me procesin e negociatave, por që lidhet me politikën dhe me marrëdhëniet politike dhe besoj që nuk duhet të keni asnjë shqetësim dhe besoj shumë që nuk do te kemi asnjë humbje kohe sepse do të gjejmë gjuhën edhe për këtë, gjithmonë me mirëkuptimin që asnjë çështje të drejtësisë dhe për asnjë çështje të drejtësisë, ne nuk bëjmë asnjë lloj kompromisi me askënd dhe për asnjë arsye”, citojnë Ramën mediat greke.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re